Gjykata Kushtetuese vendosi sot të rrëzojë kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili kërkonte shfuqizimin e dy vendimeve të Gjykatës së Lartë që kishin lënë në fuqi masën arrest në burg ndaj tij.
Koka i konsideronte këto vendime si të papajtueshme me Kushtetutën, por gjykata nuk i mori parasysh.
Ish-ministri është aktualisht është në burg pasi u shpall fajtor për çështjen e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.
Tv Klan