Mediu: Asnjë nuk ka dëshmuar kundër veprimeve të mia
Mënyra se si duhet të pyeten shtetasit amerikanë mes të cilëve edhe Patrick Henry, përfaqësues i kompanisë SAC, e cila merrej me demontimin në Gërdec, vuri përballë SPAK me mbrojtjen e ish-ministrit Fatmir Mediu dhe atë të familjarëve të viktimave, këtë të mërkurë.
Dy të fundit kërkuan që dëshmitarët të japin deklarimet e tyre me anë të një video-konference, duke qenë përballë me palët pasi kjo do të nxirrte të vërtetën, teksa prokurorët e SPAK kërkojnë që dëshmia të merret nga autoritetet amerikane.
Në pritje të këtyre dëshmive të konsideruara si shumë të rëndësishme nga SPAK, prokurorët kërkuan të pyesnin ish-ministrin Mediu, i cili tha se kërkonte të pyetej pasi të ishin marrë të gjitha dëshmitë e tjera.
Arsyen e kërkesës e tregoi edhe në një komunikim për mediat.
Gjykata gjithashtu është në pritje të 4 dëshmitarëve të tjerë të kërkuar nga SPAK; Anjola Agolli, Mihal Delijorgji, Luan Hoxha dhe Denisa Hajdari.
Gjykata po shqyrton dosjen e sjellë nga SPAK për çështjen Gërdeci, ku akuzon Fatmir Mediun se ka shpërdoruar detyrën.
Tv Klan