Shqipëria dhe Italia shtojnë numrin e bashkëpunimeve mes dy tyre në fushën e shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë, Anila Godo, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me spitalin e bashkuar të Bergamos. Gjatë këtij nënshkrimi Godo u shpreh se menaxhimi shëndetësor dhe cilësia e shërbimit shëndetësor farmaceutik do të jenë pikat kyçe të këtij bashkëpunimi.

Anila Godo:  “Është një marrëveshje bashkëpunimi që synojmë të organizojmë dhe të vendosim bashkëpunime  ndërmjet spitaleve të bashkuara, qendrës spitalore, spitalit të bashkuar të Bergamos dhe spitaleve të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht Qendrës Spitalore Universitare shërbimeve të ndryshme, por edhe spitaleve të rretheve. Aktualisht psh është tashmë shfaqur dëshira dhe është stimuluar iniciativa për bashkëpunim në fushën e neurologjisë dhe në fushën e obstetrikë gjinekologjikë”. 

Në vazhdim të firmosje së kësaj marrëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë, pritet që një grup ekspertësh të shkojnë në qendrën spitalore të Bergamos për të parë dhe vendosur më në detaje fushat dhe mënyrën e bashkëpunimit.

Përfundon rikonstruksioni i spitalit Omer Nishan

Spitali Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër është tashmë me kushte bashkëkohore për pacientët e kësaj zonë. Në inaugurimin e rikonstruksionit të këtij spitali ishte e pranishme Ministria e Shëndetësisë, 
Anila Godo dhe ministra i ekonomisë, Genc Ruli. Në fjalën e saj Godo beri publike investimet e realizuara në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa shtoi se ato do të pasohen nga investime të tjera.

Anila Godo: “Plane të tjera kemi për të ardhmen, për Gjirokastrën, për të fuqizuar sidomos këtë spital rajonal i cili do të ketë një far tutorie për të gjithë qarkun , për të gjithë spitalet e rrethit. Për shembull shumë i afër është ndërhyrja që do të bëhet në sektorin e urgjencës që është një nga qeveria japoneze. Ndërkohë në ministri sipas kërkesave të qarkut për të fuqizuar, për të përmirësuar punën në laboratorët bakteriologjike, është duke u prokuruar për disa pajisje të laboratorit bakteriologjike për të gjithë qarkun gjë që do të frymëzoj dhe këto laboratore”.

 Rikonstruksioni i këtij spitali ka kushtuar rreth 100 milion leke./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami