Cristiano Ronaldo e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin aktual. Portugezi vazhdon të shënojë pa u ndalur, me fanellën e Al Nassr në Arabinë Saudite.

39-vjeçari ishte autori i një goli, në fitoren e skuadrës së tij ndaj Al Rayyan në Champions League aziatike, me rezultatin 2-1.

Ky gol kishte një vlerë të veçantë për Ronaldon, pasi siç njoftoi sulmuesi, më 30 shtator, babai i tij i ndarë nga jeta, do të festonte ditëlindjen.

“Goli i sotëm ka një shije tjetër, do të doja shumë që babai im të ishte gjallë. Sot do të festonte ditëlindjen”, tha Ronaldo.

Jose Dinis Aveiro, babai i Cristiano Ronaldo, u nda nga jeta në vitin 2005 në moshën 52-vjeçare si pasojë e një sëmundje në  mëlçi. /tvklan.al