Nuk ka shenja qetësimi të situatës. Polemikat vazhdojnë mbi golin fantazmë të Lamine Yamal gjatë El Clasico Real Madrid-Barcelona. Fitorja i shkoi skuadrës së Carlo Ancelottit, të cilët po i afrohen gjithnjë e më shumë fitores së titullit.
Siç raportojnë mediat, Barça, pasi mësoi se Federata Spanjolle e Futbollit nuk ka dhënë pëlqimin e saj për dërgimin e imazheve dhe audios në dhomën e VAR në lidhje me episodin e diskutueshëm, vendosi të t’i drejtoheni drejtësisë së zakonshme.
Barca synon të detyrojë Federatën e Futbollit, me vendim nga gjykata, të dorëzojë materialin e kërkuar. Presidenti i klubit katalanas, Johan Laporta vazhdon të mbështesë edhe idenë që të riluajë ndeshjen për shkak të një gabimi të rëndë teknik.
Një mundësi, megjithatë që duket shumë e vështirë, duke qenë se tashmë ka një precedent në La Liga për të njëjtin rast dhe ka ndodhur sezonin e kaluar.
Tv Klan