Gramoz Ruçi: “Sali Berisha, provokoji edhe njëherë tjetër një popull të tërë që për shkak të tij dhe vetëm tij dhe të degjenerimit të procesit zgjedhor përsëri me urdhër të tij nuk di akoma ky popull rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai duke nxjerrë përpara shqiptarëve kukullën e tij që ka në krye të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve për të fol, për të ashtuquajtura rezultate paraprake, Sali Berisha vazhdon të shkel standardet e zgjedhjeve dhe vazhdon të bëj përpjekjen e tij të fundit të dëshpëruara për të marrë në rrugë të pa ligjshme mandatin e kryeministrit që populli shqiptarë në 28 qershor nuk ja dha atija. I them kryeministrit në detyrë, mos e merr qetësinë dhe durimin e forcës më të madhe politike në Shqipëri siç është PS për dobësi, sepse ne vërtetë jemi këtu për të mbrojtur në radhë të parë imazhin e Shqipërisë në këtë proces zgjedhor, por njëherësh jemi të vendosur që të mbrojmë çdo votë që populli ka futur në kutinë e votimit në datën 28, pa lëshuar asnjë milimetër në një rrugë ku Sali Berisha, duhet të tërhiqet 1 orë e më parë. Në qoftë se ai nuk do që të takohet dhe të ballafaqohet me popullin dhe me shqiptarët në rrugë”./tvklan.al