Mungesa e fuqisë punëtore i ka detyruar grekët që të vendosin me ligj 6 ditë në javë punë, duke i thënë lamtumirë pushimeve 2-ditore në fundjavë. Ky rregull vlen vetëm për punëtorët në industri, shitje me pakicë, ferma dhe disa shërbime, të cilët duke nisur nga 1 korriku për ditën e gjashtë të punës do të paguhen me një shtesë 40 për qind të pagës ditore. Të përjashtuar nga ky përcaktim janë dy sektorë; turizmi dhe gastronomia.
Por rikthimi tek java 6- ditore shihet nga ekspertët grekë të së drejtës në punë si paralajmërim për një rrezik të pushtetit absolut të punëdhënësit me punonjësit e tij. Zyrtarisht java 6-ditëshe u vendos me arsyen se në tregun grek të punës ka mungesë personeli të kualifikuar, por ekspertët thonë se benefit në qëndrimin jashtë orarit kanë vetëm punëdhënësit, të cilët kursejnë paga për personel shtesë, duke mbajtur ata jashtë orarit i kushton më pak punëdhënësit në pagesë, është më i lirë, mungon personeli i kualifikuar.
Kjo bën që puna jashtë orarit të jetë më e lirë për punëdhënësin dhe ai nuk detyrohet të punësojë më shumë punonjës. Në shumicën e vendeve evropiane, sindikatat luftojnë për shkurtimin e orarit të punës pa ulur pagat. Synimi është ndër të tjera, që të stimulohet punësimi sepse java 35-orëshe ose java 4-ditëshe kufizon numrin e orëve jashtë orarit dhe i detyron punëdhënësit të punësojnë personel shtesë. Ekspertët shprehen se sforcimi nga 1 ditë në gjashtë ditë punë në javë rrit rreziqet për sigurinë e punëtorëve në industri.
Ende pa hyrë në fuqi ligji për javën 6-ditëshe, grekët sipas të dhënave të EUROSTAT-it punojnë më gjatë se të gjithë qytetarët e tjerë të BE, me një mesatare prej 41 orësh në javë, dhe paguhen mjaft keq për këtë. Me një pagë minimale prej 830 Eurosh, Greqia zë vendin e 15-të në listën e vendeve të BE. Përsa i përket fuqisë blerëse Greqia është madje vendi i parafundit në Evropë.
Tv Klan