Pas dy super performancave nga grupi i djemve me vocal-coach e tyre Kamela Islamaj dhe grupi Mix me vocal-coach Egzona Ademajn, në skenën e X Factor Albania janë ngjitur grupi i Vajzave me The Chemicals dhe vocal-coach i tyre Landi Kademi.

3 nga 16 finalistet e këtij edicioni të talent-show-t, Wendy, Luna dhe Kejsi iu bashkuan 3 finalistëve të tjerë që ende vijojnë garën Anisa, Kleansa dhe The Chemicals. Ata kënduan së bashku “E duam jetën ndaj na lini ta jetojmë”, duke dhuruar emocione të bukura dhe një atmosferë fantastike, që elektrizoi gjithë të pranishmit.

Land Kademi është një nga artistët më të mirë dhe të dashur të muzikës Live në Shqipëri, me një eksperiencë të gjatë në përgatitjen e zërave të rinj sdrejt botës së muzikës. Këtë vit ai ka qenë pjesë e X-Factor Albania dhe ka një meritë të veçantë në produksionin duke qenë në krye të skuadrës së Vajzave, si vocal-coach./tvklan.al