Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, deklaroi se në rast se skuadra e tij nuk ia del të fitojë titullin kampion në Premier League, kjo do të ndodhë për shkak të dëmtimit të mesfushorit Rodri.

Tekniku i “qytetarëve”, theksoi se lojtari iu nënshtrua operacionit dhe sezoni për të është mbyllur.

“Nëse nuk e fitojmë titullin, fajin do ta ketë lëndimi i Rodrit. Ne jemi më të fortë me të, por ky është futbolli. Nuk e duam, por duhet ta pranojmë. Si klub, ne kemi lojtarë të mëdhenj dhe jam i sigurt se do të gjejmë një zgjidhje.

Ai u operua sot në mëngjes dhe do të jetë gati për sezonin e ardhshëm. Fatkeqësisht, për këtë vit, gjërat përfunduan për të. Ishte skenari më i keq i mundshëm, por gjërat ndodhin. Ne do të jemi pranë tij për ta mbështetur gjatë rikuperimit të tij. Nuk kemi një lojtar që mund të zëvendësojë plotësisht atë që na ofron, por së bashku mund të mbushim boshllëkun që ai lë.”, deklaroi Guardiola. /tvklan.al