Piratët informatikë rusë kanë ndërhyrë në regjistrat zgjedhorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi vjen nga mediat kryesore amerikane të cilat citojnë burime nga shërbimet inteligjente.
CIA beson se këto të dhëna dëshmojnë se përfshirjen e qeverisë ruse në këtë çështje.
Prestigjozja amerikane “The Washington Post” njofton se hakerat rusë kanë sulmuar sistemin e regjistrimit të votave në Arizona dhe në Illinois, duke vjedhur adresën personale të njërit prej zyrtarëve të qëndrave zgjedhore.
Për pasojë FBI-ja ka lëshuar alarmin dhe ka njoftuar autoritetet lokale në Arizona, duke i lajmëruar se janë sulmuar regjistrat zgjedhorë dhe se rreziku është konkret në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Më herët hakerat rusë janë akuzuar edhe për ndërhyrje në rrjetin informatik të Kongresit Kombëtar të Demokratëve. Por Moska e ka cilësuar një akuzë të tillë si propagandë.
Tv Klan