Hamasi pranon propozimin e Shteteve të Bashkuara për armëpushim. Grupi i militantëve islamikë që ka kontrollin e Rripit të Gazës njoftoi tërheqjen nga kushti i mëparshëm, ku kërkonte që Izraeli të pranonte armëpushimin e përhershëm.
Plani i SHBA-së parashikon lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë të mbetur në duart e tyre, që prej sulmit të 7 Tetorit në jug të Izraelit.
Pritet tashmë përgjigjja e Izraelit, për nisjen e një armëpushimi të ri në Rripin e Gazës.
Tv Klan