Me qëllim mbledhjen e fondeve për të, është hapur një “GoFundMe” për artisten e madhe Parashqevi Simaku. Kjo e fundit ishte “zhdukur” nga sytë e publikut shqiptar për mbi 20 vite, që kur u largua drejt Shteteve të Bashkuara.

Ishte një video e transmetuar në një media amerikane që e “riktheu” atë. Këngëtarja ikonike ka jetuar për vite të tëra si e pastrehë duke marrë ndihma vullnetare, por tanimë me ndihmën e biznesmenit Elton Ilirjani ajo është akomoduar në një hotel në New York.

Teksa të gjithë janë sensibilizuar për t’i shkuar në ndihmë, Ilirjani ka hapur këtë llogari bankare në mënyrë që kjo gjë të realizohet.

“Paratë do të shkojnë për përkujdesjen shëndetësore të këngëtares, për t’i rikthyer asaj admirimin që kombi ka ndaj saj”, thotë biznesmeni.

/tvklan.al