Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar ish-ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska për emërimin e saj si zëvendëssekretare e NATO-s.
Hasani në një postim në “X” shprehet i kënaqur që ky rol i besohet për herë të parë një përfaqësuesi të një aleati të NATO-s nga Ballkani Perëndimor.
“Urime Radmilës së Maqedonisë së Veriut, për emërimin e saj si Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e NATO-s. Është kënaqësi të shoh që ky rol i rëndësishëm i besohet për herë të parë një përfaqësuesi të dalluar të një aleati të NATO-s nga Ballkani Perëndimor. Mezi pres të bashkëpunojmë ngushtë për të adresuar sfidat e sigurisë rajonale dhe globale dhe për të forcuar angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin”, shprehet ministri Hasani.
Congratulations to Radmila @Sekerinska of North Macedonia 🇲🇰 on her appointment as @NATO Deputy Secretary General. It’s a pleasure to see this important role entrusted for the first time to a distinguished representative of a NATO ally from the Western Balkans.
— Igli Hasani (@IgliHasani) November 19, 2024
I look forward…
Shekerinska do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti. Ajo ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020.
Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mircea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.
/tvklan.al