Forcimi i sigurisë, integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Finlandës, ishin të fokus të takimit të ministrit të Jashtëm Igli Hasani dhe homologes Elina Valtonen.
Ne krah te homologes finlandeze, kryediplomati Hasani e vuri theksin në rritjen e rolit të NATO-s dhe BE në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të mos lejojë ndërhyrjen dhe keqdashjet e aktorëve të tretë.
Ministrja finalndeze në fjalën e saj theksoi se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE ndaj duhet punuar sa më shpejt në këtë drejtim.
“Do të rrisim bashkëpunimin në fushën e ekonomisë si dhe do të jemi aktiv pët te mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Siguria është e rëndësishme sidomos me luftën në Ukrainë. Diskutuam lidhur me rolin e jashtëzakonshëm që OSBE-ja ka në gjithë rajonin per të forcuar institucionet demokrate dhe për zbatimin e ligjit”.
Duke vlerësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira mes te dyja shteteve, ministri Hasani tha se duhet të rritet bashkëpunimi ekonomik dhe investimet finlandeze në vendin tonë.
Tv Klan