Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Hashim Thaçi nënkryetari i këshillit tranzitor të Kosovës dhe ish-lideri I UÇK-së ka mbrritur sot pasdite në Tiranë, por ndryshe nga herët e tjera misioni i vizitës së Thaçit në Tiranë, nuk është takimi me krerët e shtetit shqiptar por me vetë sekretaren amerikane të shtetit Medlin Ollbrajt ditën e nesërme. Vizita e Thaçit në kryeqytetin shqiptar është mbajtur top secret deri në momentet e fundit. Nga njerëz të afërt të liderit kosovar, mësohet se Thaçi është ftuar nga vetë Ollbrajt për tu takuar me të në kryeqytetin shqiptar.
Ardhja e politikanit numër dy të SHBA në Shqipëri, do të shërbej edhe për një takim me shqiptarët që drejtohen në Kosovë sidomos në këto momente të veshtira që po kalon një pjesë e Kosovës dhe Mitrovica konkretisht.
Vetë Thaçi pasi është njohur me ftesën e Ollbrajt e ka pranuar atë dhe sot pasdite ai ka zbritur në Rinas. Pasi është akomoduar në vilën 31, Thaçi pret që të takohet sërisht pas disa takimeve të mëparshme më sekretaren e shtetit amerikan Ollbrajt nesër pasdite, ku sigurisht një pjesë e mirë e temës së tyre do të jetë siguria dhe paqja në rajon./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj