Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” përfaqësuar nga Sali Berisha për zgjedhjet e Bashkisë së Himarës që do zhvillohen në 4 Gusht.
Në përbërje të këtij koalicioni janë 10 subjekte zgjedhore, Partia Demokratike, ajo e Lirisë, Partia Republikane, Partia Demokristiane, ajo e Ballit Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Fryma Re Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste, Balli Kombëtar Demokrat dhe Bashkimi Demokrat Shqiptar.
Në zgjedhjet për Bashkinë e Himarës në 4 Gusht përballë njëri-tjetrit do të garojnë Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria.
Tv Klan