Stina e verës po mbyllet, por jo sezoni turistik. Pritshmëritë nga operatorët turistikë në Durrës janë të larta edhe në muajt e vjeshtës. Numri i rezervimeve është i lartë deri në fund të tetorit, ndihmuar edhe nga kushtet e motit ndonëse jo me të njëjtin ritëm si gjatë muajve të verës.

Operatorët turistikë janë të kënaqur me ecurinë e sezonit pasi ka patur një rritje të turizmit krahasuar me një vit më parë.

Edhe këtë vit turistët italianë janë ata që e preferojnë më shumë Shqipërinë, por interes ka nga vizitorë nga e gjithë bota. Operatorët turistikë thonë se fokusi duhet të jetë tashmë te turizmi gjithë vjetor, pasi Shqipëria është kthyer në një trend turistik dhe nuk vizitohet vetëm në verë.

Klan News