Për palestinezët në Gaza raporti i fundit i organizatës “Human Rights Watch” lëshuar të enjten që thotë se autoritetet izraelite kanë bërë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit duke detyruar dëbimin e popullit palestinez.
“Është e vërtetë se raporti i Human Rights Watch dënoi shkeljet izraelite dhe zhvendosjet e detyruara, megjithatë ai erdhi me vonesë,” tha MuhammadBarghouthnga qyteti i Gazës.
Ky është vetëm një prej raporteve të publikuar së fundi nga disa grupe të ndihmës dhe institucione ndërkombëtare që paralajmërojnë për situatën e rëndë humanitare në enklavën e rrethuar.
“Human Rights Watch” zbuloi se zhvendosja e detyruar ka qenë kudo e përhapur dhe provat tregojnë se ka qenë sistematike dhe pjesë e një politike shtetërore. Akte të tilla përbëjnë gjithashtu krime kundër njerëzimit,” thuhet në raport.
“Për të zhvendosur një popullsi civile, duhet të plotësohen disa kushte. Para së gjithash, urdhri duhet të jetë i përkohshëm. Së dyti, civilët duhet të drejtohen në zona më të sigurta dhe së treti, civilët mund të evakuohen vetëm për arsye të ngutshme. Raporti ynë tregon se Izraeli nuk ka plotësuar asnjë prej këtyre kushteve, kjo për shkak se bëjnë zhvendosje të detyruar sipas një politike shtetërore.”
Nuk ka ende asnjë koment nga ushtria izraelite apo ministria e jashtme, por autoritetet izraelite kanë hedhur poshtë më parë akuza të tilla.
“Kur Izraeli lëshon urdhra evakuimi, ato janë për të mbrojtur jetët e civilëve në Rripin e Gazës,” tha për ReutersShimonFriedman, zëdhënësi Zyrës së Koordinimit të Aktiviteteve Qeveritare në Territoret palestineze.
Organizata “Human Rights Watch” beson se zhvendosja e palestinezëve “mund të jetë e përhershme në zonat tampon dhe në korridoret e sigurisë”, një veprim që përbën “spastrim etnik”.
Ushtria izraelite ka mohuar se po krijon zona të përhershme tampon, ndërsa Ministri i Jashtëm Gideon Saar tha të hënën se palestinezët e zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Gazën Veriore do të lejohen të kthehen në fund të luftës.
Klan News