“Rudina” në Tv Klan na ktheu sot pas në kohë me biseda të sinqerta e tinguj muzike të mrekullueshme.
Si tjetër mund të kishim një makinë kohe përveçse me radion?
Klan Radio, 92.9 FM, me një shtrirje kombëtare dhe me programacione të reja që do të vihen në jetë së shpejti.
Ishte e ftuar familja e Klan Radio të cilët njoftuan se do të ketë shumë surpriza të këndshme për adhuruesit e muzikës.
Një nga të rejat e Klan Radio ishte se këtë të enjte do të “udhëtoni në vitin 2004” me Alban Skënderaj, shoqëruar nga dyshja e famshme e programit “Duopol”.
Indrit Çobani: Radio Klan në atë kohë u bë si pararojë e lëvizjes private të medias së folur. Kur u riktheva për të bërë programin me Kelin, ishte një gjë shumë special për mua dhe kam një gjë shpirtërore me Radio Klan-in.
Rudina Magjistari: Të qenurit aktor është një ndihmë goxha e madhe, përsa i përket diksionit, të folurit në radio?
Indrit Çobani: Mendoj që e folura skenike të ndihmon sepse ti je i përgatitur për të artikuluar, për të pasur një të folur të qartë. Mendoj se është një ndihmesë e madhe backgroundi si aktor.
Rudina Magjistari: E keni quajtur “Duopol”?
Enkel Gurakuqi: Po, dy polet. Është një histori e bukur sesi lindi ideja për emisionin.
Indrit Çobani: Është një histori sherri, jo jam unë i pari jo je ti i pari. Jo do jem unë kryesori, jo do jetë ky. Ky është pak më i madh në moshë se unë edhe e shfrytëzoi rrethanën edhe pastaj e lamë “Duopol” që jemi të dy bashkë. Me dy pole që nuk është vetëm njëri, do ta zbusë Keli po nuk është ashtu. Unë rezisistova si më i vogli të isha prezent.
Rudina Magjistari: Dhe ndërkohë tek program i juaj, cili është fokusi i tij?
Enkel Gurakuqi: Ne na pëlqente shumë ideja të rikujtonim gjëra, ndjesi të ndryshme. Që natyrisht ne e nisëm në 1996 kur ne kemi qenë 18-vjeçarë në atë kohë. Kështu që donim të preknim pak ndjesitë që fillojnë të formësojnë për jetën më vonë. Ndoshta dashuria, miqësia që kemi ne se njihemi që në atë kohë.
Indrit Çobani: Ne zgjedhim një vit të caktuar në fakt edhe udhëtojmë tek ai vit, transmetojmë muzikë që është publikuar vetëm në atë vit. Marrim ngjarje, histori, evente, personazhe, që e kanë shenjuar atë vit, pra mundohemi të ndërtojmë atmosferën e atij viti. Këtë të enjte që vjen, në 16:30 deri në 18:30, është një udhëtim unik, nuk ndodh askund. Këtë të enjte do ushëtojmë në 2004, bashkë me ne do bashkohet Alban Skënderaj./tvklan.al