Në studion e emisionit “Kampionët” është diskutuar gjatë për ndeshjen mes Spanjës dhe Gjeorgjisë. Disa prej të ftuarve i dhanë kredite ekipit gjeorgjian duke e cilësuar si një “surprizë” të bukur. Por gazetari Alban Xhihani këmbënguli se Spanja dominoi ndeshjen përveçse shënoi 4 gola dhe se përpjekjet e Gjeorgjisë ishin të papërfillshme. Duke shkaktuar “rrëmujë”, Xhihani mori dhe një karton të verdhë nga Marina.
Gentian Zenelaj: Spanja ka disa yje. Kurse gjeorgjianët dhanë në fushë 110%. Kanë vetëm një yll.
Klodian Duro: Spanja është më e freskët në krahasim me dy vite më parë. Është më dinamike në lojë. Ka më shume vertikalizime. Yamal dhe Wilimas kanë detyra fikse që të driblojnë kundërshtarët. Rodri mban balancën e lojës në mesin e fushës. Pësoi një autogol dhe u detyrua të bënte më shume presion. Çdo ekip është i fortë i Spanjën, por këta sot janë më të rinj në moshë dhe janë më dinamikë. Kjo Spanjë, krahasuar me atë të para dy viteve, e luan topin me ritëm më të shpejtë. Kur bllokohet sulmi ndërhyjnë nga mesfusha. Në 45 minuta e para ishte një Gjeorgji klasike, me potencial.
Alban Xhihani: Spanjën mund ta nxjerrësh jashtë turneut me penallti. Në edicionet e fundit është larguar vetëm me penallti, qoftë në botëror dhe qoftë në europian. Nuk ka shumë ndryshime, mund të jetë më e shpejtë në ndërtimin e aksioneve. Nuk duhet t’i japim kaq shumë rëndësi Gjeorgjisë, se nuk bëri ndonjë ndeshje ku realisht të vendoste në vështirësi Spanjën.
/tvklan.al