Humbja 0 me 3 ndaj Kilit ishte e tepërt, thotë trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho.

Në prononcim për mikrofonin e Tv Klan pas ndeshjes, Sylvinho u shpreh se Kili është skuadër e fortë, e megjithatë 3 gola të pësuar ishin shumë.

Trajneri kërkon nga kuqezinjtë që të kenë më shumë ritëm dhe të sakrifikojnë në fushë.

“Futbolli kështu është, edhe fitohet edhe humbet. Sot u mërzita shumë veçanërisht për golin e 2 dhe të 3. Futbollistët e dinë që këto nuk i cilësojnë si miqësore dhe janë skuadra shumë të forta. Kili dhe Suedia janë dy skuadra shumë të forta që luajnë në nivele shumë të larta. 3 gola ishin të tepërt, duhet të përmirësohemi sepse kemi kompeticion shumë të rëndësishëm përpara. 25 minutat e para na mungoi intensiteti, duhet të luajmë 90 minuta me të njëjtin intensitet, me zemër në fushë dhe nuk duhet ta humbasin këtë karakteristikë”.

Sa i përket golit të parë, Sylvinho thotë se duhet të ishte anuluar pasi topi u prek me dorë nga lojtari kilian. Pavarësisht kësaj, trajneri shprehet se duhet më shumë punë nga skuadra për të luajtur denjësisht në Kampionatin Europian.

“Duhet ta shikojmë ndeshjen me qetësi nesër, goli i parë duhej anuluar patjetër. 0-3 ishte shumë, nuk jam i kënaqur për ritmin, na duhet intensitet për të shkuar në Europian në mënyrën e duhur”.

/tvklan.al