“Noterja që të bën gjykatëse”
Kjo zyrë noterie, e ndodhur pranë Urës së Tabakëve në Tiranë, tashmë është bërë vërtet e famshme. Sepse këtu bëri betimin një gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese.
Vetë noterja tha se kishte bërë vetëm një akt burokratik noterie, por publikimi që kishte bërë ndërkohë gjykatësja e kishin shndërruar këtë zyrë në epiqendër të atij që konsiderohet si “humor i zi”.
Kontribuesit në këtë rast janë vetë qytetarët përmes memeve të tyre publikuar në rrjetet sociale.
Personazhet kryesorë janë aktorët politikë. Imagjinata në disa prej memeve ka shkuar edhe më tej.
Ky nuk është rasti i parë që memet marrin kaq vemendje për situatat politike në vend. Kujtojmë së vitin e shkuar në protestën e studentëve apo kur gjykata mori vendimin për Tahirin, rrjeti u mbulua nga memet.
Klan Plus