Një 47-vjeçar i dënuar në mungesë është arrestuar nga Policia e Fierit. Ai është Albert Kurti, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.
47-vjeçari është dënuar me 4 vite e 11 muaj burgim nga Gjykata e Fierit më 3 Prill 2008.
Kurti u arrestua pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e tij. /tvklan.al