Pasi emisioni “Stop” në Tv Klan provoi sesa e lehtë është rruga e aktrimit në akademinë “Ekol Medya Akademi”, shtroi pyetjen nëse është e lincecuar kjo akademi dhe si e ushtron aktivitetin në Shqipëri. Së pari, “Stop” u drejtua në Ministrinë e Arsimit nga ku u dërgua për tek Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Stop: Si kalove?
Informacioni: Si jeni?
Stop: U lodhët? U mërzitët?
Informacioni: Jo!
Stop: Dua të të pyes për diçka!
Informacioni: Po!
Stop: Nëqoftëse unë hap kurs për aktor.
Informacioni: Kurs?
Stop: Për aktor!
Informacioni: Po!
Stop: Dhe dua të lëshoj çertifikata.
Informacioni: Po!
Stop: Për turq. Duhet të marr akreditim këtu? Nga Ministria e Arsimit?
Informacioni: Jo! Nuk i kemi ne akreditimet për kurse aktorësh. Kurset s’i kemi fare. Për kurset do flasësh te Ministria e Ekonomisë! Te kjo ministria e re që është bërë MEKI.
Në Ministrinë e Ekonomisë, vjen një tjetër përgjigje e paqartë.
Stop: Dua të pyes, në qoftë se unë hap një kompani për të bërë kurse.
Specialistja: Hë, hë ça profili?
Stop: Për aktor. Dhe iu jap certifikata studentëve. Ça duhet të kem? Duhet të kem të kem akreditim këtu?
Specialistja: Ja!
Drejtori: Për çfarë konkretisht?
Stop: Për aktrim! Kurse aktrimi!
Drejtori: Për aktrim është një lloj le të themi, zanat i kualifikimit, që jepet nga, nga…
Specialistja: Ministria e Kulturës mbase!
Drejtori: Arsimi i lartë e ku di unë.
Specialistja: Është profesion i rregulluar ky për aktor?
Drejtori: S’është se është. Jo! Për momentin, s’është.
Specialistja 1: A ka standard kualifikimi?
Specialistja 2: Jo! Ne s’e kemi. A është profesion? Ça profesioni është? Në listën e profesioneve.
Drejtori: Ju po interesoheni. nëse mund të licencoheni?
Specialistja: Pra në qoftë se do ishte ku di unë, po them parukier, mekanik, elektricist, futesh këtu te ne. Ne po diskutojmë parimin, në qoftë se aktorët futen këtu tek ne, apo jo. Kjo është ideja.
Specialistja 1: Po si? A bëhet infermieri me kurs? Nuk bëhet dot.
Specialistja: Se infermierinë për shembull ta them unë apriori që jo, nuk bëhet. Ndërsa për aktorin, nuk e di. Tabela 2 ka kriteret, që duhet të plotësojë një subjekt, për t’u licencuar si qendër kursesh.
Nga këtu, “Stop” shkon te Ministria e Kulturës.
Stop: Japin certifikata për aktor. “Ekol Medya Akademi” e ka.
Specialisti: Është subjekt privat?
Stop: Po!
Specialisti: Jo! Asnjë subjekt privat nuk është i akredituar, përveç një subjekti që është shkollë. E merr licencën, e miraton“AKPA”, bashkë me Ministrinë e Ekonomisë që ke të drejtë, duhet të japësh çertifikata kualifikimesh.
Më pas u ndalëm në Drejtorinë e Akreditimit. Por akademia e aktrimit nuk figuronte askund.
Stop: Drejtoria e Akreditimit, apo jo?
Specialistja: Po! Kë kërkoni?
Stop: Dua të pyes për një kompani!
Specialistja: Si do pyesësh?
Stop: Është e akredituar, apo jo?
Specialistja: Kush është?
Stop: Hë, si kompani është “Ekol Medya Akademi”.
Specialistja: Jo! Nuk rezulton. Jo!
Stop: Nuk është e akredituar, hë?
Specialistja: Jo! Jo! Jo!
Në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive thanë që është QKL-ja që jep licenca, por as aty nuk doli gjë.
Specialisti: Ne kemi rol dytësor. Do paraqitesh te QKB-ja! E ke përballë, shtëpinë e ish-oficerëve. Ato na çojnë sinjalizim dhe hyjmë pastaj ne, një grup pune bëjmë verifikimin e objektit. Po qe se ke krijuar kriteret tek QKB-ja.
“Stop” rikthehet pranë “Ekol Medya Akademi” ku pohojnë se kanë licencë dhe lëshojnë fatura, edhe pse asnjëra prej këtyre, nuk është e vërtetë.
Gazetarja: Ku njihet kjo certifikatë?
Përkthyesja: Në Turqi, thotë edhe këtu. Sepse këtu kemi një projekt thotë, që do të realizojmë edhe filmin tonë.
Gazetarja: Certifikatat, që janë dhënë deri tani, a njihen?
Përkthyesja: S’është dhënë asnjë.
Gazetarja: Nuk është dhënë asnjë certifikatë? Sa kohë ka që është si akademi?
Përkthyesja: Një muaj, një muaj e pak, dy muaj. Mbaron trajnimi dhe marrin certifikatën.
Gazetarja: Dakord, por si do të njihen në Shqipëri, jam kurioze të di, kur ky subjekt nuk është i licencuar në Shqipëri?
Përkthyesja: Nuk kanë një licencë?
Gazetarja: Jo, nuk kanë një licencë.
Përkthyesja: NIPT-in, e këtë, e kanë.
Gazetarja: Kanë NIPT-in këtu, por nuk kanë aplikuar asnjëherë për licencë.
Përkthyesja: E kemi dhe atë, thotë.
Gazetarja: Ma trego licencën!
Përkthyesja: Mund ta ketë avokati thotë, nuk e di, thotë. Unë nuk jam marrë me këtë gjë, thotë, është marrë ai, thotë, që është personi, që e ka hapur këtë, thotë. Ne jemi regjistruar thotë dhe normalisht duhet të dalë thotë, sepse unë po paguaj, thotë dhe nuk ka mundësi, që mos të dalë, thotë. Fatura u presim, thotë, personave.
Gazetarja: Ia jepni personit faturën?
Përkthyesja: Ia japim personit, po.
Gazetarja: Po nuk më ka rezultuar të jetë kështu. Po një pagesë, që duhet të bëjnë në fillim, 40 euro a 40 mijë lekë?
Përkthyesja: Ato janë kapare. Domethënë, neve presim, kur bëhet 250-shja e plotë, prihet fatura.
Gazetarja: Po për 40-shen?
Përkthyesja: Në momentin, që ai nuk vjen për të dhënë këtë 250 e parë, çfarë fature t’i pres unë atij, thotë.
Gazetarja: Dhe janë lekë të padeklaruara, i bie.
Përkthyesja: Mund të më lësh një numër telefoni, thotë, që të flas dhe unë me avokatin, se nuk di as unë, çfarë të të them, thotë./tvklan.al