Në kuadër të operacionit policor të koduar “Skema”, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 7 personave, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar për të shmangur detyrimet tatimore.
Skema e mashtrimit kryhej nga administratorët dhe punonjësit e disa subjekteve ekonomike me aktivitete në fushën e ndërtimit dhe shërbimeve mbështetëse. Nga veprimtaria kriminale, dëmi ekonomik ndaj shtetit përllogaritet rreth 3 milionë Euro.
“Nga 7 masat e sigurisë, “arrest me burg” janë ekzekutuar 4 prej tyre pasi 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
“Arrest në burg” për shtetasin I. A., 48 vjeç, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”;
“Arrest në shtëpi” për shtetasen A. P., 36 vjeçe, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”;
“Detyrim paraqitjeje” për shtetasin A. M., 34 vjeç, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”;
“Detyrim paraqitjeje” për shtetasen B. Ç., 34 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në vijim të këtij operacioni, u shpallën në kërkim shtetasit I. V., 35 vjeç, R. S., 22 vjeç dhe L. T., 19 vjeç, të tre me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, njofton policia.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al