Një 57-vjeçar është vënë në pranga si autori i dyshuar i zjarrvënies në pyllin e fshatit Prush në Vaqarr.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr, kishte rënë zjarr dhe ishin djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar, menjëherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale”, thotë policia.
Arrestimi i 57-vjeçarit u bë as provave të grumbulluara. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al