Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se Eurobondi i parashikuar i qeverisë shqiptare pritet që të dalë në treg në fillim të muajit Nëntor dhe do të ketë një vlerë prej 700 milionë Eurosh.

Ministrja tha se procesi po ndiqet dita-ditës dhe po pritet momenti i duhur për të dalë në treg.

“Eurobondi, i cili pritet që të dilet në treg në fillim të muajit Nëntor do të ketë një vlerë prej 700 mln eurosh. Procesi po ndiqet dita ditës nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë si dhe nga të gjithë këshilltarët ndërkombëtarë që ne kemi për zbatimin sa më të mirë të këtij procesi. Dalja në treg nuk është vendosur akoma si datë me qëllim që të dalim në ditët më të përshtatshme dhe të marrim normën e interesit më të përshtatshme që do të garantojë një reduktim të kostos së borxhit publik në përgjithësi”, tha ministrja./tvklan.al