IBRAHIMAJ: Inflacioni mesatar për 8-mujorin është 6.1%. Sejko: Parashikimet tregojnë për një stabilizim në 2024
Rritja e çmimeve ka vijuar edhe për muajin Shtator, por me ritme më të ngadalta. Sipas INSTAT inflacioni për Shtatorin është 8.1%, ndërsa në Gusht ishte 8%. Por në krahasim me muajt e mëparshëm rritja është më e ndjeshme, pasi është gati dyfishuar, duke patur parasysh që në Janar të këtij vitit, inflacioni ishte 3,7%.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, tha se pavarësisht një inflacioni në rritje, vendi ynë ka nivelin më të ulët në rajon.
Delina Ibrahimaj: Inflacioni në Shqipëri, në ekonominë tonë, krahasuar me vende të tjera të rajonit, apo edhe me mesataren e BE-së ka qenë ndjeshëm më i ulët. Inflacioni mesatar në periudhën Janar- Gusht, ka qenë 6.1% prandaj sa i përket rritjes ekonomike për vitin 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka parashikuar ta rrisë për lart projeksionin në 3.7% nga 3.2% që parashikohej në fillim të luftës.
Sipas Guvernatorit të bankës së Shqipërisë Gent Sjeko, inflacioni i lartë ka sjell vështirësi për ekonominë dhe pritet të sjell edhe në muajit e ardhshëm.
Gent Sejko: Projeksionet tona tepër të ardhmen sugjerojnë se inflacioni do mbetet në nivele të larta edhe gjatë dy tre mujorëve në vijim. Më tej stabilizimi i çmimeve në tregjet e huaja dhe normalizimi i politikës monetare do të induktojnë një reduktim progresiv të inflacionit deri në kthimin e tij në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.
Sipas publikimit të INSTAT rritjen më të madhe të çmimeve për muajin Shtator ndryshe nga muajit e mëparshëm që e zinin ushqimet dhe transporti, e kanë patur grupi “Veshje dhe këpucë” që u rritën me 2,1%, pasuar nga grupet “Shërbimi arsimor” me 1,6 %, më pas renditet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %. Rritja e çmimeve në këto grupe lidhet edhe me nisjen e shkollave dhe buxhetet familajre janë fokusuar në këto blerje.
Inflacioni për vitin 2022
Janar 3,7 %
Shkurt 3,9 %
Mars 5,7 %
Prill 6,2 %
Maj 6,7 %
Qershor 7,4%
Korrik 7,5 %
Gusht 8,0%
Shtator 8,1 %
Klan News