Lotët e Cristiano Ronaldo, në ndeshjen ndaj Sllovenisë, ndezën një debat në emisionin “Kampionët” në Tv Klan.

Gazetarja Ilda Bejleri, deklaroi se ato lot do të donte t’i shikonte edhe te lojtarët e Shqipërisë pas eliminimit të Europianit.

Kundër kësaj doli trajneri Alban Bushi, duke thënë se lojtarët aktualë, kanë arritur nivelin më të lartë të Kombëtares.

Debati:

Ilda Bejleri: Lotët e Ronaldos, do doja t’i shikoja edhe te Shqipëria. Te lojtarët.

Alban Bushi: Ça të bëjnë, të qajnë me zor? Na çuan në Europian dhe u paraqitën mirë. Kapëm nivelin më të lartë me Kombëtaren, duke shkuar dhe paraqitur mirë në Europian.

Ilda Bejleri: Nuk ishte rekord, sepse jemi kualifikuar edhe me De Biasin. Kemi ngelur në vendnumëro. Këtë e dimë të gjithë besoj.

Alban Bushi: Ildës i mungon emisioni dhe meqë ka kohë pa dalë, tani…

Ilda Bejleri: Nuk ka lidhje fare. Ky diskutimi më duket pa sens. Edhe në Arabi nuk i hapin portën, shënon se e meriton.

Alban Bushi: Ronaldo nuk vrapon topin. Merr topin dhe rrëzohet. Nuk është në ditët më të mira.

Ilda Bejleri: Ronaldo është në çerekfinale. Penallti ka humbur edhe Maradona. Fitoi Portugalia Europianin me Francën, por asnjë nuk mban mend kush shënoi, por vetëm Ronaldon. /tvklan.al