Ilir Beqja: “Qeveria dështoi pasi nuk është e aftë të përcaktojë protokollet standarde të mjekimit në republikën e Shqipërisë. Qeveria dështoi pasi nuk është e aftë të kostojë shërbimet që ofrohen nga qendrat shëndetësore apo platore, apo spitalore. Qeveria dështoi pasi nuk është e aftë të përcaktojë një status të ri ekonomik për spitalet e vendit. Sot pas 40 muajsh qeverisje të gjithë shohin nën dritën e diellit se në spitalet tona mungon çdo lloj mjeti i domosdoshëm për të realizuar operacionet më të thjeshta.”
Koka: LRI: Protesta për të mbrojtur votën
Erisa Xhixho: “Ne i kërkuam takim zotit Lohan, ambasadorit të Bashkimit Evropian dhe të njëjtin takim ia kemi kërkuar ambasadorit amerikan që të shpjegojmë masakrën që do të ndodhë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri dhe që ata me autoritetin e tyre shumë të madh të ndërhyjnë që kjo gjë të mos ndodhë. Nëse nuk do të kemi një reagim nga ana e tyre mijëra e mijëra të rinj do të protestojnë”./tvklan.al