Reforma ne drejtësi mbetet peng i pjesëmarrjes se opozitës ne kuvend.
Komisioni parlamentar i ligjeve është mbledhur për here te pare qe prej thirrjes se legjislaturës se re dhe sikundër pritej deputet opozitare nuk ishin te pranishëm.
Kryetari i komisionit, Ilir Rusmali, kujtoi një nga ligjet me te rëndësishme për te cilën kërkohet vendimmarrje e shpejte, ligji për gjykatën administrative.
Ilir Rusmali: “Reforma në drejtësi kërkon jo vetëm prezencë, jo vetëm bashkëpunim, por dhe kontribut real të opozitës, me qëllim që ajo të jetë reformë e qëndrueshme dhe afatgjatë. Sigurisht kur ata të jenë bashkë me ne në komision ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që na takon si parlamentarë, por do të kërkojmë dhe të gjithë kontributin e ekzekutivit që reforma në drejtësi të eci përpara. Ne kemi të trashëguar nga legjislatura e kaluar një ligj shumë të rëndësishëm që i përket kësaj reforme, ligji për gjykatat administrative. Ju jeni në dijeni, ju keni përcjellë për opinionin publik kërkesën insistuese të komunitetit të biznesit që ky ligj të kalojë një orë më parë. Ai ligj për fatin tonë të mirë është ligj emblematik për bashkëpunimin me opozitën. Me atë ligj ne kemi marrë gjithçka opozita ka pasur si pretendim substancial për përmbajtjen e ligjit dhe është realisht keqardhje e madhe që ai të flejë në sirtar dhe të mos miratohet në parlament”.
Te martën u mblodh dhe konferenca e pare kryetareve për këtë legjislature, e cila miratoi kalendarin tre javor te punimeve mbi bazën e të cilit do te funksionoje veprimtaria e komisioneve te përhershme parlamentare./tvklan.al