Dy sisteme të IA kanë arritur të autoreplikohen pa ndërhyrjen njerëzore, duke krijuar secili nga një kopje të vetes. Një rezultat ky që nëse do të rikonfirmohet nga të dhëna të tjera në një moment të dytë, mund të shënojë kalimin e vijës së kuqe, që është ajo që makinat e teknologjitë nuk duhet ta kalojnë kurrë.
Rezultati është publikuar online mbi platformën arXiv nga Fudan University i Shanghait, e cila mbledh artikuj që duhet t’i nënshtrohen revizionit të komunitetit shkencor. Në rastin konkret, studimi ka treguar kapacitetin e dy sistemeve të IA të replikohen në të paktën 10 teste të kryera.
Të dy sistemet kanë treguar se janë në gjendje të autoklonohen përkatësisht në 50% dhe 90% të rasteve. Gjithsesi fjala e fundit i takon grupeve të tjera kërkimore që do të testojnë dhe vertetojnë mundësinë e replikimit të tyre.
Klan News