Inter bie në San Siro. zikaltërit u mundën me rezultatin 1 – 0 nga Parma e rikthyer këtë sezon në Serie A. Skuadra e Spalleti tregoi një lojë më të mirë gjatë pjesës së pare.
Pas pushimit ishte radha e miqve që shrytëzuan rënien fizike të vendaseve. Handanoviç ndali një goditje të Gervinho, duke shmangur golin, por nuk arriti të ndalte Federico Dimarco. Mbrojtësi i formuar pikërisht në akademinë e Inter realizoi në minutën e 79’.
Goli i 20-vjeçarit i cili luan i huazuar te Parma këtë sezon vendosi sfidën. Një tjetër humbje për Inter pas asaj në fillim të sezonit në fushën e Sassuolo. Serie A po luan javën e katërt.
Tv Klan