Lajme Arkiva 2003

Internacionalja socialiste dhe liderët e Ballkanit kanë diskutuar në Tiranë për herë të parë pas takimit në Sofje për proceset demokratike dhe zhvilluese që shtetet respektove kanë ndjekur me qëllim integrimin evropian.

Në cilësinë e të zotit të shtëpisë kryeministri Nano tha se ky takim është prova që tashmë Shqipëria është në gjendje të mirëpresë takime të këtij niveli.

“Shqipëria është përfshirë në një agjendë reformash të cilat synojnë që ta përafrojnë realitetin tonë me atë të Evropës së bashkuar tha kryeministri Nano dhe ky është një produkt i klimës së re politike që ne po përpiqemi të implikojmë në Shqipëri, pas një periudhe të gjatë konlfiktualiteti jo produktiv, konfliktualitet ku ndërthureshin papjekuria politike dhe karakteri i vështirë ballkanik”, sipas kryeministrit Nano.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera me vendet fqinje, kryeministri Nano është ndalur në Kosovë.

“Shpejtësia e pabesueshme me të cilin Kosova po ndërton institucionet demokratike qeverisëse dhe ekonominë e vetë janë një provë e sigurt se reaksioni ndërkombëtar kundër regjimit komunist të Milosevicit nuk shkoi dëm”, tha kryeministri Nano.

Përpara internacionales socialiste, Fatos Nano dhe Skënder Gjinushi i kanë dhënë dorën rrëmbimthi njëri-tjetrit, megjithatë fjala përshëndetëse e kreut socialdemokrat Gjinushi u shoqërua në frëngjisht me nota kritike ndaj qeverisjes së të majtëve.

“Dua të deklaroj se Shqipëria mund të eci me ritme më të shpjeta zhvillimi nëse mazhoranca heq dorë nga marrëveshjet destruktive me të djathtën, si dhe eliminon lulëzimin e aktiviteteve negative si kontrabanda, korrupsioni dhe krimi i organizuar”, tha Gjinushi.

 Kryeministri Fatos Nano në fund të tetorit do të shkojë në Bukuresht për një vizitë zyrtare, kjo u konfirmua gjatë takimit me kryeministrin romun Adrian Stase, kreu i mazhorancës zhvilloi gjithashtu takime me kryetarin e përgjithshëm të ekonomisë dhe financave të Greqisë, Dimitris Vaselis, presidentin e internacionales socialiste Antonio Guiterres, sekretarin e përgjithshëm të PSD-së italiane Pierro Fasino dhe anëtarin e udhëheqjes socialiste në gjermani Kristofer Zope.

Në fund të diskutimit internacionalja socialiste ka dalë me një deklaratë për shtyp ku theksohet se 25 vjetori i rënies së murit të Berlinit do të shënojë integrimin e vendeve të Ballkanit. U propozua ngritja e një forumi BE-vendet e Ballkanit, forum i cili do të mbikëqyr zhvillimet demokratike dhe reformat si edhe do të menaxhojë fondet e Bashkimit Evropian për shtetet që kërkojnë integrimin./tvklan.al