Inter po lufton për të mbrojtur titullin kampion të Italisë të fituar sezonin e kaluar ku gara më e fortë duket që është me Napolin. Për trajnerin Simone Inzaghi të gjithë lojtarët kanë kontribut të vlefshëm në këtë garë, duke kujtuar se edhe falë atyre që erdhën nga stoli u arrit suksesi. Në mesin e tyre sipas Inzaghi është edhe Kristjan Asllani.
“Frattesi, Carlos Augusto dhe Asllani janë sekreti ynë. Pa ata nuk do të kishim vendosur në fanellë yllin e dytë. Në ndeshjet që kanë zëvendësuar lojtarët e tjerë nuk është ndjerë mungesa e titullarëve”, tha Simone Inzhagi.
Në fitoren 4-0 në fushën e Lecce, Kristjan Asllani u përfshi si zëvendësues, ndërsa në takimet e fundit ka treguar se është sërish në formë. Me këto paraqitje ai shuajti kritikat për ndeshjet e para të këtij sezoni.
Tv Klan