Qeveria shqiptare do ta mbyllë TikTok-un, përsa kohë kompania nuk ofron zgjidhje tjetër. Këtë e tha Kryeministi Edi Rama në një intervistë të improvizuar për studentët e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës në laboratorin e ri dixhital.
Edi Rama: Për momentin ne nuk kemi një zgjidhje tjetër, jemi në dialog me TikTok, kemi parashtruar shqetësimet tona. Kemi rënë dakord që kur ata të jenë gati do të na paraqesin disa propozime për t’i adresuar këto shqetësime. Një nga pikat është se TikTok nuk e ka filtrin për Gjuhën Shqipe.
Qëndrimi i Tiranës zyrtare iu bë prezent nga Kryeministri Rama edhe ne Davos në takimin që pati me kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTok-ut për Europën.
Teksa vijoi përballjen me studenten e Gazetarisë, Rama tha se Shqipëria është forcuar në luftën kibernetike, edhe pse gjenden shpesh nën sulmet kibernetike të shteteve malinje.
Edi Rama: Ne kemi sulme të vazhdueshme nga të katërta anët, pra shteti, por fakti që nuk ndodh gjë vjen dhe si rezultat që mbrojtja është shumë më e fortë por gjjthmonë duhet vigjilencë dhe gjithmonë, asnjëherë nuk duhet menduar që nuk të sulmojnë dot sepse nga ana tjetër, mjetet e sulmit sofistikohen çdo ditë.
Laboratori i Integruar i Mediave Dixhitale të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, një investim i Qeverisë Shqiptare do të shërbejë për rreth 450 studentë dhe 48 pedagogë të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit.
Tv Klan