Kombëtarja Shpresa pësoi një humbje në sekondat e fundit në kualifikueset e Europianit 2019.

Kuqezinjtë e Alban Bushit u mundën 1 – 0 nga Irlanda e Veriut në takimin e luajtur mbrëmjen e së enjtes në Lugan. Ndeshja u vendos nga një 11-metërsh i fituar në kohën shtesë nga irlandezoveriorët.

Lojtarët shqiptarë patën rastet e tyre për të shënuar. Fiorin Durmishaj ishte më i rrezikshmi mes kuqezinjve. Shqipëria U21 pas dy ndeshjeve ka vetëm 1 pikë. Sfida e radhës do të jetë përballë Islandës të hënën në Rekjavik. /Tv Klan