Java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, solli emocione të shumta dhe surpriza, teksa tre konkurrente të reja u bënë pjesë e garës dhe tre të tjera u larguan.
Dy të eliminuarat ishin Kejda dhe Drita, ndërkohë që Albana vendosi të largohej me dëshirë pasi pa afrimitet mes Saimirit dhe motrës së saj binjake, Silvanës.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Drita ka folur për komentet pozitive dhe mbështetjen që ka marrë jo vetëm nga publiku por edhe nga konkurrentet e tjera.
Ajo ka veçuar momentin më të veçantë në Love Story dhe gjithashtu ka treguar edhe për reagimin e familjes pas eliminimit.
Të ka munguar Love Story?
Po më ka munguar sepse ky rrugëtim ishte ndryshe nga jeta e përditshme, zgjohesha me atë idenë që të gjitha vajzat do takoheshim, kishim prova fustanesh, kishim xhirimet, ishte eksperiencë shumë e bukur?
Për kë të ka marrë malli më shumë?
Tashmë të gjithë e dinë, për Vivienin. Vivi kujdesej gjithmonë për mua, ishte si një mami, Drita ke ngrënë…mos u streso…Gjithmonë i rrinte mendja tek unë. Krijuam një shoqëri mes njëra-tjetrës.
Po Saimiri nuk të ka munguar?
Jo, s’më ka munguar sepse nuk është se kishim ndonjë afrimitet me njëri-tjetrin. Por gjithsesi ne kemi fituar respektin me njëri-tjetrin . Unë kam ende mendime pozitive për të, siç kishte edhe ai ndaj meje.
Çfarë nënkuptove kur i the që “sy të bukur ke plot përreth, por sy që të shohin me sinqeritet janë të rrallë?
Ata që e kuptuan, e kuptuan, por unë e kisha në kuptimin që aty ka vërtetë vajza të bukura, të mira, por në fillim shpreheshin që unë nuk kam ardhur për Saimirin dhe rrugës filluan ta merrnin seriozisht. Ndërsa unë e kam marrë që në fillim seriozisht. E thashë edhe në studio që minimumi që mund të bënte ishte të na takonte të gjithave dhe më pas të bënte diferencën mes nesh.
Ke marrë komente nga rrjetet sociale?
Kam marrë një feedback shumë të mirë nga rrjetet sociale, nga njerëzit. Nuk e kisha menduar që do të kisha aq shumë ndikim por jam shumë falenderuese ndaj tyre, për mbështetjen që më kanë dhënë nga fillimi deri tani dhe vijojnë të më shkruajnë dhe të më japin mbështetje. Më shkruanin më mirë që u largove sepse ai nuk të meritonte ty.
Ka ndonjë koment të veçantë të cilin do të doje ta ndaje me ne?
Kam pasur shumë komente, ndoshta i kam anashkaluar disa. Një ndër to, do cilësoja që pavarësisht gjërave që ndodhin, beso në dashuri më kanë thënë. Nëse dikush të largon, vazhdo sërish beso sepse dikush aty jashtë është për ty. Ky ishte një mesazh që më ka bërë të mendoj gjatë.
Çfarë mendon se të ka bërë ty që të jesh kaq e dashur për publikun?
Nuk e di, ndoshta ngaqë kam qenë nga fillimi deri në fund e njëjta Dritë, nuk është se ndryshova. Thjesht eca me atë sjelljen time që kam gjithmonë, nuk u lodha të rri të mendoj skenare të tjera.
Mendon se disa vajza këtu kanë gjëra me skenar?
Ndoshta disa vajza kanë ardhur edhe me skenar sepse mendojnë çfarë të bëjnë që t’i bien në sy Saimirit. Unë nuk i kam menduar fare gjërat, mund të jem dukur shumë e tërhequr për faktin që s’doja të bëja gjëra që të bie në sy. Ndoshta prandaj nuk i kam rënë në sy Saimirit sepse nuk i kam shkuar edhe aq nga mbrapa.
Je bërë pishman për këtë?
Jo nuk jam bërë fare sepse unë kjo jam dhe nëse dikush do të më japë vëmendje, lë të më japë. Nëse unë duhet të lodhem për t’ia fituar vëmendjen dikujt, unë nuk bëj as në jetën reale.
Po familja çfarë komenti të dha pas spektaklit?
Mami shumë e gëzuar sepse unë e merrja aq seriozisht, stresohesha për çdo të hënë që do të vinte dhe ajo më thoshte shyqyr që ike, s’do jesh më e stresuar. Më dhanë mbështetje, më komplimentuan që jam kjo që jam. Babi më dha dorë. Hajde në shtëpi më tha, përkushtoju shkollës se nuk gjendet dashuria në televizion.
Të ka ardhur ndonjë kërkesë nga ndonjë djalë tjetër tani që nuk je më pjesë e Love Story?
Kërkesa ka pasur gjithmonë, por kanë kaluar shumë pak ditë që nga e hëna dhe s’është se i kam kushtuar vëmendje. Tani unë jam më e përkushtuar tek shkolla dhe tek puna ime. Po e marr pak veten nga gjërat që kaluan.
Cili është një moment që ti do ta mbash mend shumë gjatë nga Love Story?
Miqësia. Njohja që kam bërë duke filluar që nga Vera, Alketa, Ilda që e falenderoj shumë që më dha mundësinë të jem këtu. Të gjithë stafin që më ka mbështetur. Kam krijuar miqësi me të gjithë dhe në jetën e përditshme unë nuk do t’i kisha njohur këto njerëz dhe jam shumë mirënjohëse dhe falenderuese. Dua të ndalem pak edhe tek vajzat të cilat më kishin mbështetur edhe në intervista, më kanë qëndruar pranë dhe më kanë dhënë pozitivitet.
Jam pak e prekur nga gocat sepse në ditët e sotme është pak vështirë të gjesh njerëz të mirë dhe ky është fitimi im më i madh në këtë rrugë. Publikun e falenderoj që panë tek unë atë që jam dhe më vlerësuan për këtë./tvklan.al