Mediat në Spanjë po flasin për bisedimet e vazhdueshme mes gjigantëve të La Ligës, Real Madridit dhe superagjentit Jorge Mendes këtë javë.

Për ata që nuk janë në dijeni, emri i agjentit Mendes ka zënë vendin e tij = në qendër në titujt kryesorë të mediave në kryeqytetin e Spanjës gjatë javës së kaluar.

Agjenti portugez luajti një rol kyç në sensacionin e Lille, Leny Yoro, duke refuzuar tentativat e Real Madridit, për ta çuar në fund talentin e tij në Angli te Manchester United.

Gjithahtu  Mendes siguroi një “shtëpi të re” për një nga talentet e rinj më të vlerësuar të Los Blancos, Paulo Iagon.

Zhvillime të tilla kanë shkaktuar një tendosje në marrëdhëniet midis palëve, me bordin në Santiago Bernabéu që janë disi të “ngopur” me sjelljet e super agjentit portugez.

E megjithatë, nëse fjala e fundit që qarkullon në media është diçka për t’u thënë, superagjenti mund të ketë ende një goditje të fundit transferuese të verës për t’u marrë me Florentino Pérez dhe bashkë.

Bëhet fjalë për zgjatjen e kontratës së portierit Andriy Lunin me Real Madrid.

Sipas një raporti nga “Diario AS” tensionet mes palëve nuk premtojnë diskutim të mirë. Po sipas këtij artikulli mbete për tu parë nëse mund të gjendet një rrugë e mesme në negociatat mes Mendes dhe Real Madrid.

/tvklan.al