Politikania Jorida Tabaku tha gjatë emisionët “Kampionët” se kombëtarja tashmë është një burim krenarie për shqiptarët dhe se kjo është gjëja më kryesore për momentin. Rezultatet në Euro 2024, sipas saj vijnë në plan të dytë, duke pasur parasysh me cilat ekipe po përballemi.
Jorida Tabaku: Silvino ka krijuar frymën e ekipit. Mos të harrojmë se ka një presion të jashtëzakonshëm. Në ndeshjen ndaj Italisë ishin 50 mijë tifozë që kërkonin fitore. Jemi një federatë e vogël, një shtet i vogël me një buxhet të vogël dhe kemi arritur shumë. Unë flas si tifoze, nuk jam dot realiste për Shqipërinë, flas për atë që dua nga ekipi. Por luan me një finaliste botërore, me tre ekipe elitare dhe çfarëdo që të arrijnë atje është arritje. Tëë jep kreanri, kur sheh tifozët shqiptarë ku italianët bënin foto dhe kishte një ndjenjë miqëësore, rrugët gjermane të mbushura me flamuj kuqezi. Kombëtarja është një krenari tashmë.