Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marre pjese ne disa inaugurime ne komunën Bushat te Shkodrës.

Fillimisht u inaugurua rruga e rikonstruktuar qe lidh Bushatin me fshatin Barbullush me një gjatësi prej 18 km, dhe një fond prej 90 milion lekësh.

Krahas kësaj u hapen punimet për ndërtimin e një fushe sportive, ne qendër te Bushatit, me një fond prej 120 milion lekësh, i akorduar nga komuna Bushat.

Kryetarja e Kuvendit i garantoi banoret e kësaj zone dhe gjithë Shqipërisë se projektet e investimeve nga kjo qeveri ne mandatin e dyte te saj do të vazhdojnë.

Jozefina Topalli: “Gjëja me e jashtëzakonshme është se unë nuk shoh më rrugë të pashtruara në këtë komunë. Është ajo që kishte premtuar kryeministri. Do mendojmë si të bëjmë të mundur që të sjellim investime të reja në këtë qark, siç do sjellim investime të tjera në çdo qark tjetër të Shqipërisë për ta bërë jetën e qytetarit në termat financiarë me të konsoliduar, më të sigurt dhe me një përspektivë gjithmonë edhe më të ndritur”.

E pyetur nga mediat, zonja Topalli komentoi edhe qëndrimin e kryetarit te Partisë Socialiste për mosnjohjen e zgjedhjeve.

Jozefina Topalli: “Komenti më i fundit ishte Balla Gata. Një rezultat i thellë i paparë si komuna e Bushatit. Këtu që e ka nxjerrë me, edhe tek atë kutinë që s’pranuan kurrë me e numëru dhe as me i fut në tabelën e rezultateve përfundimtare. Rezultat 278 me 38. Ja, janë të gjithë këtu burra e gra që kanë bërë të mundur që të arrihet ai rezultat.”/tvklan.al