Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në vijim të turit të saj Shqipëria po ndryshon, zhvilloi një tubim elektoral me gratë në qytetin e Elbasanit. Duke u ndalur tek vlerat dhe dashuria e nënës Topalli tha se gratë shqiptare do të votojnë koalicionin e djathtë pasi një votë për të është një votë për fëmijët e tyre.

Jozefina Topalli: “Që të ndërtosh një vend duhet të kesh një familje të fortë, që të kesh një familje të fortë duhet të kesh një shtyllë në shpi dhe që të kesh një shtyllë fëmi duhet të thotë të kesh nënë, të kesh grunë. Duke qenë bashkë, mund t’i themi atyre burrave që kanë kurajo të ushtrojnë dhunë ju jeni vetëm frikacak. Ata burrë që ushtrojnë dhunë mbi gratë janë vetëm frikacak, ata burra që nuk sillen mirë me fëmijë, janë vetëm frikacak”.

Më tej Topalli tha se PD është vlerësuar me notën 10 ndaj dhe në kutitë e votimit do të votohet numri 10.

Jozefina Topalli: “Nuk ka një qeveri tjetër që në një kohë kaq shkurt të ketë investu kaq shumë. Nuk ka një rast tjetër që të jetë shkruajtur për të, qeveri kampione në luftën kundër korrupsionit. Një qeveri që ka marrë notën 10 në reformat ekonomike, një qeveri që ka marrë notën 10 në rritjen ekonomike në kohën e një grizë globale financiare, një qeveri e cila ka marrë notën 10 në proceset integruese, ashtu si Shqipëria ka marrë dhjetë gjatë kësaj periudhe. Ashtu si më 28 qershor, ne do të votojmë numrin 10, do votojmë Partinë Demokratike”.

Mbi të gjitha, janë nënat ato, të cilat përpara partive, votojnë për fëmijët e tyre. Ndaj më shumë se asnjëherë tjetër, në 28 qershor ato do të votojnë për Partinë Demokratike, përfundoi Topalli./tvklan.al