Julen Lopetegui është trajneri i ri i Real Madrid. Ai drejton për momentin Spanjën në finalet e Botërorit të Rusisë, por do të nisë punën me madrilenët pas këtij aktiviteti. Sipas njoftimit të klubit madrilen ai firmosi një marrëveshje 3-vjeçare me kampionët e Europës. Lopetegui ka mbajtur më herët edhe fanellën e Real Madrid si lojtar në fundin e viteve 80’ dhe si trajner i ekipit të dytë në sezonin 2008-2009.

Prej 2 vitesh, ai është nën drejtimin e përfaqësueses spanjolle ku edhe rinovoi para disa ditësh, por me sa duket është joshur nga oferta e Real Madrid për tu rikthyer të drejtojë një klub.

Julen Lopetegui zëvendëson kështu Zinedine Zidane, i cili u larguar pas suksesit në Champions League. Lopetegui ka një detyrë të vështirë, pasi duhet të kthejë titullin kampion të Spanjës dhe të mbrojtë trofeun e kampionit të Europës.

Tv Klan