Juventusi ka siguruar afrimin e parë në merkaton e Janarit. Klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Alberto Costa.
22-vjeçari vjen nga portugezët e Vitoria Guimaraes, ndërsa “Zonja e Vjetër” do të paguajë 13 milionë Euro, plus dy të tjera në formë bonusesh.
Portugezi do të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2029, ndërsa do të marrë vendin e Danilo-s, i cili e ka mbyllur me Juventusin.
Ish-kapiteni i bardhezinjve pritet te transferohet te Napoli, nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte. /tvklan.al