Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kalaja e Elbasanit do të transformohet në park arkeologjik. Projekti i shpallur nga Instituti Arkeologjik në Tiranë, ka gjetur mbështetjen e këshillit bashkiak të qytetit të Elbasanit. Ky projekt do t’i hap rrugën zbulimeve të thesareve arkeologjike, që fshihen nën muret e larta të kalasë së Elbasanit.

Kjo kala ka një gjatësi 310 metra në krahun jugor dhe 350 metra në krahun verior, ndërsa lartësia e mureve arrin 7 metra. Brenda kësaj kalaje, ngrihet njëra prej lagjeve më të mëdha të mëdha dhe më të vjetra të qytetit të Elbasanit. Për të kthyer në park arkeologjik këtë zonë do të largohen ndërtimet pa leje. Përfundimi i këtij projekti, përveç vlerave historiko-kulturore, do t’i hapë rrugë turizmit në përgjithësi dhe atij familjar në veçanti./tvklan.al

Gazetare – Vladimir Lame