Në emisionin “Kampionët” Marina Vjollca ka marrë një mendim të ftuarve në lidhje me ndeshjen e mbrëmjes Portugali-Republika Çeke, e transmetuar në TV Klan
Kapllani: Portugalia dominoi në 60 minutat e para. Pas pësimit të golit u hutuan disi. Ishte një fitore e merituar dhe e shoh si një ekip të fortë duke pasur paraysh se çekët u mbrojtën shumë mirë.
Bushi: Nuk është e lehtë të luash përballë një ekipi si Çekia, të cilët u mbrojtën në mënyrë fanatike. Sigurisht për çekët është e lodhshme që të kesh një ekip si Portugalia që e qarkullon topin dhe kjo sjell shpërqëndrim dhe lodhje mendore. Portugezët luajtën një ndeshje të mirë, e ritheksoj, nuk është thjeshtë të luash përballë një skuadre kaq fizike.
Arjan Peço: Ronaldo është një anomali, është rreth 40 vjeç dhe luan në këto nivele. Ai është sikur ta kishte krijuar Inteligjenca artificiale.
Ndeshja Portugali – Republika Çeke përfundoi me fitoren e luzitanëve të drejtuar nga Trajneri Roberto Martinez. Për protugezët shënoi autogol Hranac në 69’ dhe Conceiçao 92’. Golin e vetëm për çekët e shënoi Provod 62’./tvklan.al