Kanadasë iu zbritën gjashtë pikë nga turneu olimpik i futbollit për femra dhe trajneri i tyre Bev Pristman u përjashtua për një vit nga të gjitha aktivitetet futbollistike.
FIFA mori vendimin pas një skandalit të spiunimit me dron që ka njollosur kombëtaren kanadeze. Priestman, i cili ka drejtuar ekipin që nga viti 2020, dhe zyrtarët kanadezë Xhoseph Lombardi dhe Xhazmine Mander janë përjashtuar nga çdo aktivitet në lidhje me futbollin për një vit për “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme”.
Zelanda e Re u ankua se stafi kanadez aktivizoi një dron mbi fushat ku zhvilloheshin seancat e tyre stërvitore përpara ndeshjes së tyre hapëse në Lojërat Olimpike. Këtë sfidë Kanadaja e fitoi 2-1.
Incidenti bëri që Pristman dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë të pezulloheshin nga federate kanadeze e futbollit. Ata madje u dëbuan edhe nga fshati olimpik.
Tv Klan