Sharmi i partneres së tij Bianca Censori i ka hapur Kanye West, telashe me drejtësinë amerikane.
Mediat amerikane shkruajnë se policia e Los Anxhelesit kanë ngritur një akuzë ndaj reperit të fashëm për grushtimin dhe dhunimin e një burri, i cili i ngacmoi partneren që është 17 vite më të re.
Ngjarja ka ndodhur natën e të Martës në një klub nate. Sipas dëshmisë së vetë reperit 46-vjeçar, i dhunuari e preku dhe tentoi disa herë ta puthte, përpara se të përballej me grushtat e tij.
Bianca Censori konsiderohet si një prej vajzave më provokuese të shoubizit, e shquar për veshjet e saj të guximshme me të cilat shfaqet në publik si askush tjetër.
Gjithçka, megjithatë e bën me miratimin e plotë të partnerit të saj Kanye West, i cili pavarësisht se çfarë përflitet nëpër media, është shumë xheloz për të.
Tv Klan