Julia Fox, aktorja që ka qenë edhe ish e dashura e Kanye West sapo ka zbuluar se është lesbike.
Ajo postoi një video të shkurtër në TikTok ditën e hënë për t’iu përgjigjur një gruaje që kishte postuar: “Më pëlqen kur shoh një lesbike me të dashurin. Mendoj ‘oh, ti e urren atë burrë. Ti vërtet e urren”.
Më pas videoja vazhdon me aktoren: “Hej, ajo isha unë. Isha unë ajo lesbikja. Më vjen keq djema. Nuk do të ndodhë më”.
Julia qëndroi për dy muaj e lidhur me reperin gjatë vitit 2022. Ata fotografoheshin bashkë ngado, por më pas aktorja vendosi t’i jepte fund lidhjes. Në librin e saj ajo shkruan se mendonte që ai po e përdorte “për një lojë të sëmurë, të frikshme” kështu që u nda me një mesazh.
Fox ka thënë gjithashtu se prej dy vjetësh nuk ka patur asnjë raport seksual.
Ajo ka qenë e martuar me pilotin Peter Artemiev nga i cili u divorcua në vitin 2020 pas dy vitesh martesë. Julia dhe Peter kanë një djalë 3 vjeç, Valentino./tvklan.al