Një 46-vjeçar është kapur në Durrës, i kërkuar ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ermal (Alberto) Daci nga Tirana, u arrestua në portin e Durrësit duke hyrë në Shqipëri. Ai është dënuar me 10 vite e 11 muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali.
Ermal Daci është i dënuar për shfrytëzim prostitucioni, rrëmbim personi dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. 46-vjeçari i arrestuar në vendin tonë do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin.
/tvklan.al